Avokatët e FC Barcelona lëshuan një deklaratë në emër të Gerard Piqué para valës së lajmeve dhe thashethemeve për marrëdhënien e tij me të dashurën e re Clara Chia Marti.
Dokumenti kërkon respektimin e jetës private të futbollistit dhe njofton se do të marrë masa ligjore nëse paparacët dhe mediat vazhdojnë ta persekutojnë atë.
“Klienti ynë dëshiron të falënderojë përmes kësaj deklarate respektin dhe korrektësinë informative të treguar nga disa media dhe beson se gjithçka do të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme”- shkruhet në deklaratë
Jordi Marti ka qenë një nga paparacët që e ka ndjekur ish-çiftin prej më shumë se 12 vitesh. Pranë tij, janë edhe paparacët e tjerë dhe mesa duket kjo e ka lodhur futbollistin.
Mesa duket në këtë etap të re të jetës së tij Pique ka kërkuar më shumë privatësi dhe respekt për jetën e tij personale.