Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana në Mykonos me këngëtarin e njohur shqiptar

Loredana Zefi vetëm pak ditë më parë konfirmoi ndarjen nga Mozzik përmes një statusi të gjatë duke sqaruar raportin e tyre sot dhe përpjekjet e dështuara të të dyve për një lidhje të shëndoshë.

Konfirmimi erdhi pas thashethemeve të ngritura nga fansat por përkundër ndarjes albumi i përbashkët “No rich parents” do të publikohet me 24.

E pasi zbuloi ndarjen Loredana ka befasuar kur ditën e djeshme është fotografuar me këngëtarin Yll Limani.

Dyshja ndodhen së bashku në Mykonos në Greqi dhe këtë e zbuluan përmes rrjeteve sociale.

Nuk dihet nëse atje janë për realizimin e ndonjë videoklipi të përbashkët apo thjesht për të pushuar.

Mbetet të shihet!