Sic dihet, Arsimi ka patur 3 lidhje te njohura per publikun qe nga momenti i hyrjes ne ‘Perputhen’ e deri me sot. Lidhja e pare ishte ajo me ish konkurrenten Ana Lleshi, ku u duk qarte qe pelqimi mes tyre ekzistonte por arsyeja e vertete e ndarjes nuk dihet. Kjo gje u vu re mire, pasi edhe pas ndarjes, dite me rradhe ata vazhdonin dhe thumbonin njeri tjetrin ne rrjete sociale.
Pas kësaj Arsimi u përfol për një lidhje dashurie me Antonelën. Ata të dy u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin në vende të ndryshme si brenda, por edhe jashtë Shqipërisë. Mirëpo më vonë Arsimi sqaroi se me Antonelën nuk ka ndodhur asgjë dhe se janë thjesht miq të mirë.
Pas shume e shume thashethemesh, burime te Loki magazine asokohe arriten te zbulojne se Arsimi kishte nje lidhje me nje vajze te pa njohur per publikun, e quajtur Pranvera. Pas zbulimit te ketij lajmi, ishte vete ish konkurrenti ai qe e beri zyrtare lidhjen me Pranveren.
Mirëpo s’e dimë ç’ndodhi që lidhja e tyre mori papritur fund.
Pranvera ka shkruar në InstaStory se Arsimi është “akull” siç thonin edhe vajzat e tjera që ishin ndarë me të, ndaj lidhja e tyre kishte marrë fund.
Ndërkohë, nuk ka mungoi një postim as nga Arsimi, i cili ka shkruar: “Për një moment ti ishe bota ime, por tani pyes veten se çfarë nuk shkon me këtë botë? Të uroj gjithë të mirat, lamtumirë!”.
Por mesa duket pavaresisht se ai kaloi nje periudhe te gjate me Pranveren, ku nepermjet postimeve qe ata benin ne rrjete sociale dukej qarte koha e bukur qe ata kalonin bashke, perseri ata vendosen qe te ndahen.
Dicka tjeter qe u vu re ishte dhe dashuria qe Pranvera kishte per djalin e Arsimit. Pavaresisht se ajo nuk ishte mamaja biologjike, Pranvera shprehej shpesh se e do pafund djalin e tij, gjithashtu dhe djali dukej qarte qe e donte ate.
Megjithate, Arsimit duket se nuk i ka bere aspak pershtypje kjo gje, ose te pakten kete na le te kuptojme postimi i tij i fundit. Ai i ndjehet falenderues vetem Zotit dhe ish gruas se tij me te cilen sollen ne jeten djalin e tyre, Lion.
“Nuk kam nevojë për më shumë në jetë. Falenderoj Zotin së pari dhe nënë tënde së dyti për këtë dhuratë”, shkroi Arsimi në postimin në fjalë.