Blero dhe Afrona i dhanë fund lidhjes së tyre një vit më parë.
Thumbat dhe akuzat mes dyshes nuk kanë munguar në rrjetet sociale si dhe në intervista të ndryshme.
Blero u shpreh së fundmi se ish-partnerja e tij e ka dashur vetëm për para, teksa kjo e fundit iu kundërpërgjigj me një foto ku shihej krah partnerit të saj të ri.
Mirëpo me një foto të publikuar pak më parë, Afrona ka ngritur dyshimet se është martuar.
Në foto shihet partneri i saj duke punuar, dhe krahas shkroi: “Hubby”, term i cili përdoret për bashkëshortin.