Reperi Mozzik ka organizuar se fundmi nje pyetesor me ndjekesit e tij ne Instagram, ku ka marre shume pyetje rreth jetes se tij profesionale por edhe private.
Pak kohe me pare ai ka publikuar nje nga kenget me prekese dedikuar vajzes se tij Hana, teksti i se ciles la te kuptonte vuajtjen qe reperi kalon larg vajzes se tij.
Ndaj, ne syte e ndjekesve Mozzik eshte dukur i thyer e kete gje nuk kane nguruar t’ia drejtojne si pyetje.
“Mozi shume i thyer keto kohe, pse”- ishte pyetja e ndjekesit, te ciles Mozzik iu pergjigj shume shkurt, por mbarti shume kuptim: “Po jetoj“.
Nga ana tjeter, Loredana ka me shume se nje vit qe shpreh deshiren e madhe per nje femije te dyte e mesa duket te njejten deshire paska edhe Mozzik.
“A e mendon veten prap me u ban babe?“- ishte nje pyetje.
“Po more“- iu pergjigj reperi pa asnje dyshim.