Pas largimit nga “Përputhen”, Argjendi i shpreh pëlqimin moderatores se njohur para të gjithëve!

Ka disa ditë që është larguar nga “Perputhen”, por vijon që të jetë në qendër të vëmendjes. Është fjala për Argjendin, i cili një ditë më parë ishte i ftuar në “Trotuar”.

Teksa po flisnin për cilësitë e një mashkulli që të jetë seksi, ai shprehu pëlqimin për moderatoren e njohur, Alesia Bami dhe i pëlqen zgjuarsia e saj.

“Ka kohë që e ndjek trotuarin. Më pëlqen zgjuarsia e saj, mënyra si flet dhe si argumenton. Gjithmonë e kam pasur si një ndër pëlqimet e mia, por jo në ndonjë kuptim…e favorizoj domethënë”, u shpreh ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

Më tej ai shtoi se i pëlqen dhe sensualiteti i Alesias. Nga ana tjetër moderatorja u shpreh se Argjendi i duket një djalë shumë pozitiv.