Sulmi i Efit, Luizit dhe Kiarës ndaj Deas solli reagime dhe komente të shumta në rrjet.
Një pjesë e ndjekësve i etiketuan fjalët e treshes si ‘sulme’ dhe ‘kërcënime’ të tepërta, ndërsa një pjesë tjetër thanë se Deas duhet t’i tregohet vendi për shkak se ajo vetë ka bërë shumë deklarata të rënda dhe humor të zi në BBV.
Përsa i përket këtyre komenteve, por edhe sulmeve të grupi LEK, një reagim publik ka ardhur edhe nga ana e Amos Zaharia.
Ish banori i BBV ka patur një marrëdhënie të mirë me Dean brenda shtëpisë, aq sa u përfol edhe për ndonjë romancë të mundshme.
Me anë të një postimi në InstaStory, ai u shpreh se Dea është një vajzë me shumë vlera dhe i duhen parë veprat përpara se të gjykohet për humorin e zi, që disa herë është shkaktuar nga vetë Amosi.
“JU LUTEM, MJAFT ME “GJUHETINË E SHTRIGAVE”. UNË E KUPTOJ QË NË KËTË VEND TIFOZERIA ËSHTË SHUMË E RRËMBYER. @deamichellee është një vajzë me shumë vlera, dhe perpara se ta kryqëzoni për një humor të zi (që në shumicën e rasteve e kam bërë unë, ose kam qenë edhe katalizator), merrni në konsideratë që janë veprat ato që e karakterizojnë njeriun. Mos harroni se para disa kohësh, Dea, me të ardhurat e skulpturës së saj, propozoi që ato të ardhura të shkojnë për fëmijët në nevojë. Dhe ky akt demostron më së miri atë që shkrova më lart. Përpara se të gjykoni nga prapa një telefoni, kthejini sytë nga vetja dhe pyesni veten: po unë a kam bërë ndonjë gabim në jetën time?”