Pas kritikave se i ka lënë të uritura vajzat e saj, vjen reagimi epik i nënës së Bella dhe Gigi Hadid (VIDEO)

Yolanda Hadid iu është përgjigjur kritikave të shumta të fansave, të cilat i referoheshin metodave të saj të mëmësisë dhe edukimit.

Prej kohësh në internet po qarkullon një skenë nga spektakli “The Real Housewives of Beverly Hills”, ku ajo i thotë vajzës së saj, Gigi – e cila iu ankua se nuk ndihej mirë të hante “dy bajame” dhe pastaj “t’i përtypte mirë”.

Ish-modelja përdori “teknikat” e saj për t’i përgatitur vajzat për botën e modelingut në të cilën u rrit edhe ajo, por mënyrat e saja u kritikuan shumë nga publiku.

Yolanda ka bërë shkaka në lidhje me deklaratën e saj për bajamet duke shpërndarë një xhirim ironik teksa shfaqej me një tas plot bajame në vende të ndryshme dhe duke i konsumuar ato dhe duke i ushqyer kafshët.

“Nëna më e keqe ndonjëherë”, kishte shkruar ajo në përshkrim.

58-vjeçarja është akuzuar edhe për lejimin e Bellas që të bënte intervenim në hundë kur ishte akoma nën moshë, për zënkat me ish-të dashurin e Gigit, Zayn Malik, si dhe është thënë se është homofobe.