Përkundër famës dhe të mirave që i solli pjesëmarrja në program, Ledjana Prenga, një nga vajzat protagoniste në emisionin “Përputhen“, siç duket gjatë qëndrimit në program ka kaluar nëpër faza të ndryshme emocionale dhe jo të mira.
Në një koment që i është bërë në rubrikën e pyetjeve, në rrjetin e saj social “Instagram“, nga një vajzë tjetër, ajo ka sqaruar gjendjen e saj gjatë asaj kohe.
“Max do qash si une, do marrësh ca pauza, sdo te zere gjumi disa nete rresht nga komentet, por të gjitha këto do te bëjnë me te forte dhe kjo do te sherbeje gjithmonë ne vazhdim“ ka shkruar ajo.
Kujtojmë se ditë më parë u konfirmua se ish-konkurrentja ka nisur një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova.