Ashtu siç premtoi, Luiz Ejlli i është rikthyer pasionit të tij, muzikës, pas daljes si fitues nga gara e “Big Brother VIP”.
Direkt ditën e nesërme ai ka perfomuar në skenë së bashku me Noizyn, ku edhe bënë me dije se do të ketë bashkëpunime mes tyre.
Mirëpo, duket se Luizi nuk do të marrë shumë kohë ditë pushimi pas kaq ditësh izolim.
Në faqen zyrtare të tij në Instagram, ai ka bërë me dije se edhe në 13 Maj do të jetë prezent për herë të parë me një koncert në Kosovë së bashku me dy këngëtarët e tjerë të njohur, Bruno dhe Klajdi Haruni.
Gjithashtu do të marrin pjesë edhe ish konkurrentë të tjerë nga “Big Brother VIP”.