Me këngën e re të Mozzik “Të dua”, dedikuar vajzës së tij Hanës, rikthehet vëmendja në çiftin Loredana-Mozzik.
Teksa shpreh dhimbjen e tij në projekt për faktin që nuk është aq sa do të donte ai i pranishëm në jetën e të bijës, Mozzik hedh edhe thumba ndaj Loredanës.
Ai përpiqet t’i shpjegojë Hanës në këngë arsyen e ndarjes, që të mos e bëjnë kurrë këtë bisedë kur ajo të rritet.
Loredana nuk qëndroi pasive por iu përgjigj disa pyetjeve në rrjete sociale, duke vendosur pikat mbi “i”.
A e lejon ajo Mozzik ta takojë Hanën?
“Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”
A e ka tradhtuar ndonjëherë ish-in? “JO” përgjigjet prerë Loredana.