Pas më shumë se katër vitesh lidhje, Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone janë ndarë.
Burime të shumta thanë për ‘People’ se çifti nuk është më bashkë.
Aktori dhe modelja u lidhën për herë të parë në dhjetor 2017-ës. 23 vitet e diferencës së moshës, Camila i komentoi njëherë kështu:
Unë thjesht mendoj se çdokush duhet të jetë në gjendje të jetë me atë që dëshiron të jetë
DiCaprio dhe Morrone bënë përpjekje të mëdha për ta mbajtur romancën e tyre private.
Ata kurrë nuk ecën në tapetin e kuq së bashku, megjithëse u ulën bashkë në rreshtin e parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, në 2020-ën.
Tani, vetëm dy muaj pas ditëlindjes së 25-të të Morrone, burime të shumta thanë për ‘People’ se modelja dhe DiCaprio janë ndarë.
Përfaqësuesit e të dyve nuk pranuan të komentojnë mbi lajmet.