Duket se pas një jave të ngarkuar mes tyre, Keisi ka vendosur ti jap fund lidhjes me Kristin.
Pak ditë pas largimit të Sabianit, dhe hyrjes së Lorencit me të cilin është parë disa herë e afërt, i përfolur në media si ish-partneri i saj, Keisi ka vendosur që raportet me Kristin brenda BBV ti mbajnë si miq dhe jo më shumë.
Teksa po diskutonte me Kristin, Keisi i është shprehur se do ishte më mirë që lidhjen e tyre ta vazhdojnë jashtë.
“Mendon se ka rëndësi vetëm pëlqimi, duhet të ketë diçka më shumë por unë nuk e shoh atë pëlqimin e madh. Nëse të them unë se më mirë të vazhdojmë si miq e të vazhdojmë jashtë, si do e merrje, do mërziteshe?
E di pse po e bëj këtë? Kam menduar shumë mirë, kam qarë por tani jam në fazën që mendoj tamam. Erdha këtu dhe gjeta një person që pata një kimi dhe një pëlqim, ai pëlqimi në fillim ishte shumë i bukur, por mbeti aty. Ditët në vazhdim, njerëzit që e impononin, për një lidhje, ndërkohë që nuk kishte një lidhje, kjo gjëja i bëri të gjitha gjërat e tjera, erdhi edhe babi. Mua më trembi shumë, është gjë e madhe për jetën time, jam vetëm 22 vjeç, nuk e di si e kam mbajtur dhe shpërtheva. Nga imponimi i njerëzve, u tremba nga kjo gjëja që thonin kjo gruaja, vjehrri, dhëndri. U bë e tepërt kur thonin që Keisi vetëm gatuan, unë këtu kam ardhur të tregoj se këndoj, unë këtu kam harruar të këndoj, unë bëra shumë për ty, erdha pas teje e harrova veten time“, tha Keisi.