Para disa kohësh, në rrjet qarkulloi lajmi se “Big Brother VIP Albania” është bllokuar nga “ArtMotion” në shtetin e Kosovës dhe se asnjë banor nuk mund t’a aksesojë reality show-n.
“‘Art Motion’, kompania e ngjashme me Digitalb që kontrollohet nga vëllezërit e shumëpërfolur Devolli, kanë bllokuar transmetimin e Top Channel në Kosovë, fiks në orën 21:00. Skandali bëhet më i rëndë pasi ka një kontratë për transmetimin e Top Channel në Kosovë të cilën ‘Art Motion’ nuk e ka respektuar“, shkruhej asokohe në artikull.
Në lidhje me këtë lajm, asokohe erdhi një reagim indirekt dhe nga “Top ChanneI”. Televizioni morri vendimin që shqiptareve në Kosovë nuk do iu lejohej të shihnin videot e publikuara nga spektakli në YouTube dhe sajtin e tyre zyrtar.
Mirëpo disa kohë pas lajmit që shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet, “Top Channel” ka marrë një tjetër vendim.
Tashmë të gjithë shqiptarët e Kosovës mund të kenë akses në videot e “Big Brother VIP Albania” dhe çdokush mund ti shohë ato.
Nuk dihet nëse televizioni është detyruar nga patenta origjinale që të bëjë këtë lëshim.
Kujtojmë se ditën e sotme (17 maj) do të shpallet fituesi i “Big Brother Kosova”!