Pas gjithë bujës në rrjet, Luizi merr goditjen e rëndë

Mbrëmjen e djeshme, ish banori i “Big Brother”, Anaid Kaloti trazoi një rrjet të tërë me deklaratat e tij.

Ai u shpreh ndër të tjera se menaxherja e Luizit, e njohur si Jurgena, është kërcënuar nga “Top Channel”.

Anaidi shtoi se përpos përpjekjes për ti marrë profilin e Instagramit Luizit, Meridian Ramçaj i ka prishur këngëtarit dhe kontratën 200 mijë euroshe me pijen energjike Golden Eagle, shkak futja e produktit serb në BBV, 8S2.

Mirëpo pas gjithë ndodhive në orët e fundit, Luizi ka marrë një tjetër goditje.

Profili i tij zyrtar në instagram që numëronte mbi 630 mijë ndjekës është mbyllur.

 

Nuk dihet arsyeja pse profili i tij nuk ekziston më.

Kujtojmë se e motra e Luizit i ndryshoi emrin dhe foton instagramit të këngëtarit, shkak përpjekja e disa personave për t’ia vjedhur.