Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP” ishte e mbushur plot me emocione dhe supriza për Luizin.
Pasi rrëfeu linjën e tij të jetës, nëna e këngëtarit kishte ardhur enkas nga Shtetet e Bashkuara për t’a takuar.
Mes puthjesh e përqafimesh nënë e bir po çmalleshin me njëri tjetrin duke na dhuruar shumë emocione, ama nuk munguan dyshimet edhe në këtë rast.
Nëna e Luizit foli fjalët më të mira për Efin, mirëpo ndjekësit vunë re se ajo nuk e përmendi asnjëherë Kiarën duke ngritur kështu aludime se nuk ishin pro lidhjes së saj me Luizin.
Mirëpo, këto aludime bien poshtë pasi nëna e këngëtarit është takuar sot me Kiarën.
Në një foto tashmë virale, shihen ‘nusja me vjehrrën’ në shoqërinë e njëra tjetrës duke shëtitur nga liqeni.