Taylor Swift dhe i dashuri i saj për një kohë të gjatë, Joe Alwyn, thuhet se janë ndarë, pas 6 vitesh lidhje.
ET dha lajmin të shtunën, duke raportuar se çifti u nda disa javë më parë, por ndarja ishte “miqësore” dhe “jo dramatike”, një mënyrë që nuk ishte e zakonshme më parë për Taylor Swift.
Një shenjë se kishte probleme në horizont, sipas ET, ishte fakti që Joe nuk ishte parë në asnjë nga koncertet e TS së fundmi. Siç e dini, Taylor është në turne tani dhe Joe më parë e ka pasur zakon për ta mbështetur.
Taylor dhe Joe u lidhën për herë të parë në vitin 2017. Deri në këtë pikë, Joe ka qenë i dashuri më i qëndrueshëm i Taylor që kur ajo u shfaq në skenën e Holliwood-it.
Kujtojmë se Taylor ka dalë me Jake Gyllenhaal, Harry Styles, Joe Jonas, Tom Hiddleston, Taylor Lautner, Calvin Harris dhe John Mayer. Por me asnjë nuk pati një marrëdhënie kaq të gjatë… dhe shumë menduan se ata mund edhe të martoheshin së shpejti.
Burimi: /Revista Class