Pas emrit, profili i Luizit në Instagram pëson një ndryshim të madh

Hyrja në “Big Brother VIP” e gjeti Luiz Ejllin me më pak se dy mijë ndjekës, por rrugëtimi i tij i mbushur me plot surprisa, debate dhe humor, e çoi atë në kuotën e 630 mijë ndjekësve.

Mirëpo së fundmi, motra e Luizit bëri me dije se profili i tij në Instagram ka rënë pre e disa sulmeve kibernetike ~të pa suksesshme~.

Në mënyrë që instagrami Luizit të mos vidhej, motra e këngëtarit ia mori nga menaxhimi Jurgenës, njoftim të cilin e bëri të ditur vetë në InstaStory.

Por së fundmi, Anaid Kaloti trazoi një rrjet të tërë me deklaratën e tij, ku u shpreh se në fakt Instagrami i Luizit është përpjekur të merret nga “Top Channel”.

Mes një rrjeti që po zien, motra e Luizit ka marrë një tjetër vendim që lidhet me Instagramin e këngëtarit.

Pasi ndryshoi emrin, ajo tashmë ka fshirë të gjitha fotot e mëparshme të publikuara në profil.

Ditën e djeshme Instagrami i Luizit u mbyll totalisht, por u rikthye pas disa orësh më vonë.

Ky veprim i motrës së Luisit vjen pas një përpjekje për ta mbrojtur profilin nga mbyllja.