Miriam Cani ka festuar ditëlindjen dhe sigurisht urimet dhe surprizat për këngëtaren kanë qenë të shumta nga familjarët dhe miqtë e saj.
38 vjetori i lindjes Miriamin e ka gjetur të realizuar si në aspektin sentimental dhe atë profesional.
Mirëpo, Albani i ka dalë jashtë pritshmërive këngëtares me dhuratën luksoze që i ka bërë.
“Më shumë nga çfarë prisja për ditëlindje. Alban Skënderaj rrallë herë bën dhurata por kur bën i bën tamam”, ka shkruar Miriami krahas pozës nga makina luksoze në rrjete sociale.

Sigurisht nuk kanë munguar dhe buqetat me lule dhe dhuratat e tjera por këngëtarja ka preferuar të mos zbulojë më shumë se kaq.
