Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti patën një histori të shkurtër, e cila nga vet ata nuk u konfirmua asnjëherë.
Dyshja që sollën një bashkëpunim muzikor u kapën disa her “matt” shumë të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar zërat se mes tyre po ndodh diçka më shumë.
Por për këtë histori që përfundoi ende pa nisur mirë fansat kanë akoma pyetje.
Në një bisedë me ndjekësit Ron u pyt lidhur me Semin.
“Ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin?, ishte pyetje dhe ja si u përgjigjj Roni: Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë.
Por duket se përgjigja e tij nuk i pëlqeu Semit apo ndoshta cilësimi i mediave dhe ndjekësve se ata ishin një çift bëri që këngëtarja të reagojë.
Me një fotografi ku u shfaq sensuale ajo shkroi: Ti mu kurre nuk em ke pas.
Nuk dihet nëse me këtë fjali ajo dha një përgjigje për të gjithë apo zbuloi titullin e ndonjë kënge të re.
Ndryshe dyshja nuk ndiqen më as në rrjetet sociale.