Mbrëmjen e djeshme Arbër Hajdari shpërtheu ashpër ndaj ish-banorëve të BBV, Efit, Ronaldos dhe Mikelës të cilët ndodheshin në studio.
Sipas tij, ato po e shfrytëzojnë Luizin për famë, teksa i quajti “përfitues” dhe se jetojnë për klikime.
“Sa lekë ju ka shtuar story? Se për këtë luftoni! Ju po e shfrytëzoni Luizin për klikime dhe Luizi për ju nuk e ka asnjëherë gabim dhe kjo është e futura që i bëni shokut tuaj. Një njeri që e ke shok, i thua. Si ti Ronaldo dhe ti Efi nuk ke qenë dakord me gjërat që ka bërë Luizi dhe sot që keni dalë nga shtëpia, që brenda kur patë dronat që vinin për të, ndryshuat sjellje, u bëtë me Luizin. Keni dalë jashtë dhe e di pse nuk ka shumë rëndësi për mua mendimi juaj? Se unë e di çfarë do thoni. Gjithmonë e bëni rrafsh çdo gabim që ai njeri mund të ketë. Atë e bën lojtar të fortë vetja e tij, nuk e bën të fortë as ti as Efi. Ju thjesht jeni ca përfitues të rrjeteve sociale. Ju thjesht kërkoni të merrni pak nga audienca e tij për rrjetet e juaja sociale“, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Arbërit, e cila është konsideruar aspak e hijshme për një opinionist.
Nisur nga kjo situatë ka reaguar e revoltuar moderatorja Fatma Haxhialiu. Ajo i ka dalë kundër Arbrit, duke thënë se nuk e kupton pse gjithë ky përçmim ndaj ish-banorëve.
Më tej ajo ka shtuar, “Po ti Arbër nuk del për shikueshmëri dhe klikime?”.
“Me fal pak po Efi tere kohen i ka folur Luizit aty, pike se pari! Pike se dyti pse i drejtoheni ish banoreve me kaq percmim??? Pastaj ca eshte ky muhabet e beni per klikime, po ti o Arber per ca del aty si opinionist? Ti nuk del per shikueshmeri dhe klikime? Ca pune ke ti me opinionistin aty, kur merresh me filantropi? Cfare qellmi ke ndryshe nga keta qe e bekan per klikime?”, ka shkruar Fatma në rrjetet sociale.