Mbrëmjen e shkuar në puntatën e rradhës të programit “Goca dhe Gra” ka ndodhur një përplasje mes Dalina Buzit dhe Jerina Lalës.
Shkak për këtë debat është bërë pjesëmarrja e Dalinës në jurinë e “Dancing With The Stars”.
Sipas Jerinës, ajo nuk gjykon drejt dhe çdo koment e vlerësim e bën vetëm për show.
Në këtë pikë, vetë Dalina nuk e ka mohuar diçka të tillë duke u shprehur se është vetë ekrani dhe televizioni që e kërkojnë diçka të tillë.
“Unë nuk e çaj kokën për atë që the. Nëse e njeh televizionin, nëse është ashtu siç thua ti, ka mbaruar spektakli. Ore, ka vdekur show po të të them unë ty që je shumë mirë”, është shprehur Dalina.
“Por a po e bën për show? Atëherë je e padrejtë me njerëzit sepse po bën show. Pra i ftojmë njerzit që të votojnë për show-n e Dalinës”, ka qenë përgjigja e Jerinës.
“O goce është pjesë e show-t moj. Pse mua më intereson të bëj debat për ndasitë e kalamajve? Unë jam pjesë e një spektakli, jam pjesë e një televizioni. Nuk është juri për “Bolshoi Theatre”. Në “Bolshoi Theatre” nuk do isha as unë, as Mandi ndoshta e as Julka”, përfundoi ajo.
Mirëpo, Dalinës duket se nuk i ka dal ende inati me Jerinën e pak më parë bëri një postim në rrjetet sociale, ku shkruante:
“Kush lexon ne keto komente mllef, vrer, helm, frustrim, sulme personale, deshire per te poshteruar e ulur konkurrente, nevoje per t'u vetendjere te plotfuqishem apo per te permbushur mungesat tona kush lexon pandjeshmeri, kulture, kush lexon ofendime dhe armiqesi, eshte teresisht problem i perceptimit te tyre qe kane per boten dhe per veten. Jo i imi. I am there to judge. Hajde pra! Let's go back to the show!”