Një debat i ashpër mbrëmjen e djeshme gjatë prime-it të “Big Brother VIP” përfshiu gjithë studion.
E gjitha erdhi si “pasojë” e avantazhit që Kiara mori si lidere e shtëpisë, ku iu dha mundësia për të ditur se çfarë mendimi ka publiku për të deri në këtë pjesë të lojës.
Teksa u prezantua klipi i Efit ku fliste për situatën e lavamanit dhe të drejtë i dha Luizit duke kritikuar Kiarën, kjo e fundit u pa mjaft e prekur.
Efi nuk vonoi shumë t’i tregonte Kiarës se pamjet nuk janë publikuar të plota dhe se klipin e ka nxjerë produksioni nga konteksti.
Kaq mjaftoi që Efi të përfshihej në një debat të fortë me dy opinionistët, Arbër dhe Zhaklina.
Mirëpo pavarësisht se debati mes tyre u mbyll pas ndërhyrjes së Arbanës, Zhaklina duket se inatin e Efit ia ka nxjerë një ndjekësi.
Ka qenë vet kjo e fundit ajo që ka bërë me dije se teksa e kritikoi opinionisten në lidhje me situatën e djeshme, ajo i është kthyer aq keq sa i ka uruar edhe vdekjen.
Në lidhje me debatin e djeshëm ka reaguar pak më parë dhe Arjan Konomi nëpërmjet një postimi në Instagram, por që duket se u detyrua ta fshijë.