Pas spektaklit të djeshëm Efi dhe Kiara patën një debat të ashpër e mesa duket shoqëria mes tyre nuk mund të vazhdojë më si më parë.
Ishte Kiara ajo që iu shpreh Efit se inatin që ka me Luizin mos t’ia nxjerrë asaj, pasi nuk e toleron më.
Nga ana tjetër, Efi u përgjigj se Kiara është mashtruese dhe se nuk i intereson më as për të dhe as për Luizin.
Ky debat ka bërë që Kiara të shpërthejë në lot në dhomën e grimit, ndërsa Luizi i ndejti afër për t'a ngushëlluar.
Ai i tha Kiarës se nëse ajo dëshiron, ai mund t'a nxjerrë Efin që tani nga shtëpia, por ky veprim i tij nuk do ta çonte Kiarën në finale.
Por moderatorja nuk e ka pranuar një gjest të tillë dhe ka thënë se finalja nuk i intereson aspak.