Debati i djeshëm mes dy opinionistëve të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari dhe Zhaklina Lekatari ndaj banorëve të reality show-t, u diskutua mjaft në rrjet.
Sjellja e opinionistëve u konsiderua jo e denjë nga një pjesë e banorëve, duke përmendur këtu Kiara Titon e cila u shpreh se është ndjerë gjithë kohës nën presion nga fjalët e Zhaklinës.
Pikërisht për debatin mes opinionistëve dhe banorëve, një koment e ka dhënë pak më parë edhe Arjan Konomi.
Ai postoi një video në rrjetin social Instagram, ku teksa argumentonte mendimin e tij, shtoi se Zhaklina dhe Arbri debatojnë në mënyrë vulgare dhe nuk janë aspak të denjë për të qenë opinionistë të BBV.
“Pashe spektaklin e BBV sot ne YouTube dhe i shtyre prej komenteve ne rrjeteve sociale, me te vertete nuk mund ti rrezistoja dot tundimit per te bere nje koment.
Pavaresisht se gjithmone kam neglizhuar dhe nuk kam dashur te behem pjese e komenteve me formate te ndryshme televizive, por kesaj rradhe nuk mund te rrija heshtur dhe pa thene qe pesova nje zhgenjim dhe nje shije te keqe, te hidhur prej sjelljes te opinionisteve nga spektakli i mbremshem.
Nuk eshte se jam pro apo kunder mendimit te tyre, por qasja qe ata bejne si opinioniste, eshte jo e nivelit qe ka formati, jo e nivelit qe kerkon ai kolltuk ku jane ulur.
Tek i degjoja mu duk sikur po shikoja njerez te rendomte, medioker, qe diskutojne ne nje lokal periferie dhe japin e marrin, thone e sterthone, e kthejne e debatojne ne menyren me vulgare, ne nje spektakel qe imagjino se sa shije te hidhur qe te le”, tha Konomi.