Mbrëmjen e djeshme në prime ishin 7 banorë në nominim, ku një prej tyre duhet të linte shtëpinë.
Mes tre banorëve të fundit, Fotinisë, Antonetës dhe Sabianit, ky i fundit u zgjodh si më pak i preferuari i publikut, duke lënë shtëpinë e BBV.
Mirëpo, fill pas largimit të tij, reality show-t i është bashkuar një tjetër banor i ri.
Bëhet fjalë për këngëtarin Lorenc Harasma, i cili sipas burimeve të “Lokimagazine.com” është ish-partneri i banores aktuale, Keisi Mejdini.
Sa i përket momentit të hyrjes së Lorencit në shtëpi, një detaj i produksionit të BBV morri mjaft vëmendje.
Kamera po fokusonte dy plane, atë të Lorencit dhe Sabianin, për të pritur një reagim nga ai.
Me hyrjen e Lorencit, Sabiani ka për të kërkuar sërish hyrjen në BBV.