Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur, Elsa Lila është kthyer në vëmendjen e mediave.
Ajo u bë “e gjallë” disa muaj pasi u arrestua nën akuzën për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.
Këngëtarja ra në pranga në muajin mars bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë në kuadër të një operacioni anti-drogë në Itali.
Elsa ka hapur profilin e saj zyrtar në Instagram, ndërkohë sot po vazhdon me postimet, duke paralajmëruar rikthimin në muzikë dhe këngën e re.
Mirëpo, burime për Kryefjala kanë bërë me dije se ajo do të jetë pjesë edhe e Festivalit të RTSH-së.
Kujtojmë se Elsa është fituese e dy çmimeve të para të tij.
Po ashtu, ajo ka shpërndarë edhe një video në faqen e saj ku është duke kënduar në festivalin e RTSH bashkë me Pirro Çakon.