Olta Gixhari ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake Up”, ku ka folur rreth eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”, përjetimet pas daljes dhe relatat me ish banorët e tjerë.
Aktorja gjithashtu ka treguar planet e saj të afërta, nëse do të largohet apo do të vazhdojë të qëndrojë në Shqipëri.
Olta tregoi se këto kohë do të angazhohet me disa projekte së bashku me Top Channel, pra do të jetë aktive.
Mirëpo, ajo shtoi se për një kohë do të “zhduket” pasi siç u shpreh ajo, do shkoj të bëjë gocën.
Olta tha se nuk dëshiron t’a lërë Amarin vetëm, ndaj është në planet e saj të afërta sjellja në jetë e një fëmije tjetër.