Dalja e Olta Gixharit nga “Big Brother VIP” ishte një surprizë për të gjithë, teksa Prime-n e kaluar aktorja vendosi ta mbyllte aventurën e saj në reality show, edhe pse ishte një prej pretendeve kryesore për ta fituar, duke zgjedhur të rikthehej tek familja e saj e sidomos pranë të birit, Amarit.
Sot, Olta ka bërë edhe reagimin e parë në rrjetet sociale, ku bashkangjitur disa fotove shumë të bukura shihet duke luajtur me të birin, shkruan se dashuria që ka marrë nga djali dhe fansat e saj ja kanë mbushur zemrën plot dhe e kanë bërë të besojë se se asnjëherë nuk je gabim kur ndjek rrugët e zemrës.
Nga ana tjetër, ajo e quan familjen e saj si “100 mijë euroshi im’ dhe me shaka nominon Dorin, partnerin e saj pasi nuk ja ka bërë fotot mirë.