Dafina Zeqiri dhe dj Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.
Ndonëse pak ditë më parë u përfolën se çifti janë jo në ditët e tyre më të mira, e vërteta duket se paska qenë më e thellë se kaq.
Burime ekskluzive për “WHO” kanë treguar se Dafina i ka dhënë fund lidhjes së tyre për shkak se dyshja nuk po funksiononte më.
Këtyre zërave u shtohet edhe fakti që gjatë koncerteve, dyshja nuk e kishte më kiminë që kanë pasur historikisht në skenë.
Në dukje e pamundur, por kjo është e vërteta. Megjithatë një gjë është e sigurt; për shkak të kësaj ngjarjeje projekti i ardhshëm i Dafinës do të na “godasë” fort.