Pas Borës edhe Donaldi publikon foton e parë së bashku por e shpreh publikisht një frikë!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë konfirmuar më në fund publikisht ribashkimin e tyre.

Ishte Bora që ditën e djeshme publikoi për herë të parë një foto të përbashkët duke konfirmuar lajmet që kanë qarkulluar prej muajsh.

“Na lini të kërcejmë”, shkroi ajo sipër fotos dhe rrjeti u “çmend”.

Pas Borës ka reaguar edhe Donaldi, i cili foton e njëjtë e ka ripostuar në Instastory.

“Një hudhër për siguri”, ka shkruar ai duke treguar se ka frikë mos i marrin mësysh.

Çifti duken shumë bukur së bashku dhe janë padyshim dyshja më e përfolur e vitit.