Pas Bledit, edhe Diola habit me deklaratën e saj për Kiarën: “Është mosmirënjohëse”

Pas Bledi Manes, i cili disa ditë më parë i tha disa fjalë jo dhe aq të mira për Kiarën, një tjetër ish banore e “Big Brother VIP” ka rezerva ndaj moderatores. Bëhet fjalë për Diola Dostin.

Së fundmi Diola ishte e ftuara e Ester Bylykut në “Glamour Zone” dhe sigurisht që intervista kishte të bënte me banorët e BBVA.

Ajo nuk u kursye aspas ndaj tyre, ku Maestron e cilësoi si provokues, të ulët dhe pa karakter. Megjithatë surpriza ishte deklarata për Kiarën, për të cilën tregoi se është mosmirënjohëse.

“Cili nga banorët ishte më mosmirënjohësi“, e pyeti Bylyku, teksa Diola dha emrin e Kiarës duke thënë:

”Do thoja Kiara. Kur ajo ishte sëmurë me mesin unë e kam parë si vajzën time, kujdesesha shumë për të. Përgatisja çdo vakt të shëndetshëm dhe kur Arbana e pyeti se cili nga banorët ka treguar kujdes të veçantë për të, ajo nuk më përmendi. U zhgënjeva të them të drejtën. Por ndoshta e ka patur nga emocionet.”