Gjatë ditës së sotme, disa mesazhe zanore u bën virale në rrjet.
Në to dëgjohej teksa Zhaklina Lekatari “shpërthente” ndaj një psikologe, pasi kjo e fundit e kishte ofenduar rëndë.
Pikërisht këto mesazhe ka publikuar pak minuta më parë opinionistja në rrjetin e saj social, Instagram.
“Mbetesh e semure psiqike. Njeri I rendomte, femer qe I kap me semiri kufijte e ordineres. Fatkeqesi te te kesh ne TV, lagje, shtepi. Keqardhje. Turp te kesh!”, është mesazhi që ka marr opinionistja nga psikologia, para se të bëhej viral mesazhi zanor.
Pavarësisht komenteve që Zhaklina bën herë pas here në lidhje me situatat në “Big Brother VIP”, të cilat fundja janë në kuadër të lojës, mesazhe ofenduese si ky i psikologes nuk duhen toleruar aspak.