Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Pas arrestimit të befasishëm të Dragos në Mykonos, rrëfehet Angela Martini: “Është koha të tregoj të vërtetën”

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Modelja shqiptare Angela Martini ka rrëfyer për herë të parë të gjithë ngjarjen që i ndodhi me bashkëshortin e saj. Përmes një rrëfimi të cilin e ka dokumentuar në video e që më pas e ka ndarë në Instagram, Martini pranon se ka qënë ajo që ka postuar e që e ka etiketuar të shoqin, duke e bërë më të lehtë gjetjen e tij nga autoritetet.

Po ashtu, në rrefimin e saj, modelja thotë se autoritetet rumune, edhe pse u njoftuan zyrtarisht nga qershori nga autoritetet italiane se dënimi i Dragos është aktualisht në ekzekutim në Itali, ata nuk e morën parasysh një situatë të tillë ligjore.

“Është koha të tregoj të vërtetën pasi ngjarja është bërë shumë e madhe dhe njerëzit duhet të dinë vetëm të vërtetën. E para, Dragos është bashkëshorti im dhe unë jam gruaja e tij, jo e dashura. E dyta, më Mykonos ne nuk ishim në arrati. Ne nuk ishim duke u fshehur nga asgjë e as nga askush. Kjo ishte arsyeja që ne erdhëm në Greqi legalisht me aeroplan, për punë dhe për pushim, bashkë me një grup miqsh. Përpara Greqisë, ne ishim dy javë në Kanë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe unë postova në Instagram dhe e etiketova vendin se ku ishim. Ju mund ta shikoni në Instagram. Përpara se në Kanë ne ishim për punë në Zvicër dhe postuam po ashtu nga aty, duke treguar lokacionin. Kështu, si përfundim. Nuk është fshehur asgjë dhe nuk ishte një postim që u publikua gabimisht në Mykonos pasi ne nuk ishim në arrati dhe as nuk jemi. Situata që sapo kaluam ka vetëm një shpjegim; Në mënyrë të paligjshme, autoritetet rumune, edhe pse u njoftuan zyrtarisht nga qershori nga autoritetet italiane se dënimi i burrit tim është aktualisht në ekzekutim në Itali, ata nuk e morën parasysh një situatë të tillë ligjore dhe, pavarësisht nga Garancia Evropiane e lëshuar në shkurt 2019, e cila e ka ekzekutuar në Itali në vitin 2020. Kjo do të thotë që Rumania nuk dëshiron të njohë dënimin e drejtësisë italiane. Me fjalë të tjera, një vend ish-komunist plot abuzime në drejtësinë e tyre dhe me një drejtësi kaq deficitare ka guximin të mos njohë një dënim ligjor nga Italia vetëm sepse nuk i pëlqen dhe është kundër interesit të tyre abuziv.”, shprehet Martini.

Më pas vazhdoi me në një tjetër video të publikuar në Instagram, ku tha:

“Fuqia jonë si çift është se ne e dimë që DASHURIA është superfuqia më e madhe. Kjo na bën gati të përballemi me këtë abuzim dhe ta luftojmë atë! Kjo është e vërteta dhe unë kam heshtur për tre vjet për të, por pas një abuzimi tjetër kaq të madh që sapo ndodhi. Mjaft është mjaft. Unë mendoj se të gjithë kanë të drejtë të thonë të vërtetën dhe duhet të luftojnë për drejtësinë e vërtetë! Gjithashtu, ne jemi shumë të lumtur që jemi në shtëpi.”

https://www.instagram.com/p/CTptyXygVn3/?utm_medium=copy_link

 

/afterparty

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Izraeli mesazh evakuimi në persisht popullit iranian: “Largohuni menjëherë”

Kompania YouTube ndëshkon Gjestin, e kap duke blerë klikime dhe i fshin këngët: “Qëndroni të sigurtë” (FOTO)

Trump gati të ndalojë hyrjen e 36 shtete të tjera në SHBA — a përfshihet Shqipëria?

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.