Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha dhe ish-banori i “Big Brother 7”, Meridian Ramçaj, janë dy banorët e rinj që iu bashkuan “Big Brother VIP” të premten.
Mirëpo, hyrjet e reja nuk do të mbarojnë me kaq. Siç konfirmohet në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, nesër një tjetër personazh do t’I bashkohet shtëpisë.
“Puthje romantike, debate, përballje, dhe një hyrje e re suprizë”, shkruhet krahas videos në Instagram.
Nuk e dimë se cili do të jetë “VIP” i radhës, megjithatë vajzat kanë shprehur preferencën që të vijnë djem të rinj. Dhe mesa duket do të jetë djalë, siç shihet në foton që ka ndarë regjisori Eduart Grishaj, gjatë filmimit të klipit prezantues.
Ju kujtojme se, të nominuarat e kësaj jave janë tre banore: Einxhel, Beniada dhe Beatrix.