Edhe pse nuk është konfirmuar akoma nga çifti, lajmet se Dagz dhe Einxhel po bëhen prindër janë përhapur kudo. Ditë më parë prive raportoi se moderatorja është 4 muajshe shtatzënë.
Lajmet Einxhel u mohoi me disa ironi por jo duke folur konkretisht, ndërsa Dagz nuk ka folur asnjëherë sa i përket këtyre raportimeve.
Ditën e sotme është publikuar një foto ku Einxhel edhe pse jo qartë, sipas burimeve asaj i vërehej barku i rrumbullakosur teksa ishte duke ecur rrugëve të Prishtinës bashkë me të dashurin e saj.