Pas përfundimit të një sezoni të suksesshëm të programit “Zemër Luana”, u përfol se moderatorja Luana Vjollca do të sillte në Shqipëri një program ‘dating’.
Nëpër mediat online u përfol se ajo do të realizonte programin e njohur në mbarë botën, “Love Island”.
E mesa duket lajmet që kanë qarkulluar kanë qenë të vërteta!
Pak më parë Luana ka ndarë një postim me ndjekësit e saj në Instagram, ku shihet se ka marrë patentën e programit të dashurisë.
Kujtojmë se në puntatën përmbyllëse të “Zemër Luana”, moderatorja u pyet për projektin televiziv të rradhës, për të cilin vendosi të mos e tregojë emrin, por u shpreh se: “Një projekt i nxehtë dhe i zjarrtë si ai, kërkon edhe një kohë të nxehtë dhe të zjarrtë. Kështu që duhet të kalojnë edhe ca të diela”.