Tyga iu dorëzua vullnetarisht policisë për t’u përballur me akuzat se ai ushtroi dhunë fizike ndaj ish-të dashurës, e cila ka postuar edhe imazhe të saj pas dhunës në Instagram.
TMZ bëri publike historinë, ndërsa reperi po planifikonte të fliste me policinë për t’i shpjeguar atyre anën e tij të historisë, lidhur me keqtrajtimin e modeles 22-vjeçare Camaryn Swanson.
Burime pranë reperit, tregonin se Swanson u shfaq në shtëpinë e Tyga-s në orën 3 të mëngjesit të së hënës, kundër dëshirës së 31 vjeçarit, ishte e dehur dhe po bërtiste.
Por, Camaryn ka një version tjetër.
“Unë nuk erdha ‘e paftuar’. Kur u përpoqa të largohesha ai më dhunoi fizikisht dhe refuzoi të më linte me orë të tëra”.
Edhe policët vërtetuan atë që Camaryn tregoi – shenja të dukshme në fytyrën e saj.
Liria e përkohshme e Tyga-s deri në një vendim përfundimtar mund t’i kushtojë atij deri në 50.000 dollarë.
Reperi më parë ka qenë i lidhur me Kylie Jenner për dy vite. Ata u ndanë në fillimt të 2017-ës.