Aktorja turke, 43 vjeçare Songul Oden muajin e kaluar u përball me vdekjen, pasi që u aksidentua me veturë gjatë xhirimeve të një pjese të serialit “Nomen”.
Javën e kaluar mediat turke raportuan se gjendja e aktores është përmirësuar, edhe pse ende nuk është kthyer në xhirime të serialit.
Se është në gjendje të mirë shëndetësore e tregoi edhe vetë aktorja përmes një fotografie të publikuar në Instagram, në të cilën shfaqet duket buzëqeshur.