Keisi dhe Kristi kishin ndërtuar një marrëdhënie me njëri tjetrin që duket se do të përfundonte në një romancë të bukur, mirëpo nuk ndodhi kështu.
Pas daljes së Sabianit nga BBV dhe pas hyrjes së Lorenc Hasramës, për të cilin u përfol se është ish i dashuri i saj, Keisi mori vendimin e papritur ta ndërpriste njohjen me Kristin.
Teksa bisedonin për ta lënë gjithçka pezull, Kristi u tregua shumë i mirëkuptueshëm edhe pse pranoi se do mërzitej që të mos e vijonin më tej njohjen e tyre.
Mirëpo, personi që menaxhon Instagram-in e Kristit duket se nuk është treguar edhe aq i mirëkuptueshëm.
Në një postim në profilin e tij, personi në fjalë ka ndarë momentin kur Keisi dhe Lorenci qëndrojnë afër njëri tjetrit duke u përkëdhelur, tek ka shkruar:
“Mir asaj i doli boja, Po ky çfarë burri është që nuk i thotë Kristit të vërtetën? Ju vjen turp kur flisni për moral? 3 janë vlerat legjitime dhe Kombëtare të shkruara në kushtetutë: 1 Familia,2 Mikpritja, 3 Besa. Me ardhjen e papës në Shqipëri u shtua: 4 Toleranca fetare
Të treja vlerat i ka përmbushur Kristi, madje këtyre 4 vlerave u ka shtuar diçka më tepër, që janë edukata në çfarëdolloj kushtesh apo situatash të ndyra aty…dhe 5 respekti për gjininë femër..edhe kur ajo nuk e meriton” /lokimagazine.com