Së fundmi, ylli i “The Vampire Diaries”, Paul Wesley dhe bashkëshortja e tij, Ines de Ramon, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas tre vitesh martesë. Një përfaqësues i dyshes tha se:
“Vendimi për t’u ndarë është i ndërsjellë dhe ka ndodhur pesë muaj më parë. Ata po kërkojnë privatësi në këtë kohë”.
Kujtojmë se Wesley e nisi romancën me Ines në vitin 2018, teksa u panë dorë për dore në një takim romantik.
Ata e bënë zyrtare lidhjen një muaj më vonë ndërsa po merrnin pjesë në një dasmë në Montauk. Aktori i “Fallen” dhe 29-vjeçarja, u martuan në vitin 2019 me një ceremoni të rrethuar nga familja e miqtë.
Thashethemet për ndarjen e çiftit filluan të qarkullonin muajin e kaluar kur Wesley u pa duke u shoqëruar me modelen Natalie Kuckenburg në New York pa unazën e tij.