Pas disa ditësh qëndrim, Luizi ka vendosur që të rregullojë marrëdhëniet me Kiarën.
Mbrëmjen e djeshme Luizi i ka shkuar te krevati Kiarës për ti kërkuar falje.
Këngëtari iu drejtua se është personi i fundit që do të donte ti bënte keq.
“Më fal, me gjithë shpirt. Je personi i fundit që dua të vej në këtë pozitë, më vjen keq me gjithë shpirt për atë që ndodhi“, u shpreh artisti.
Por si reagoi Kiara e cila prej kaq ditësh e priste këtë moment? I tha që nuk e beson më.
“Nuk po të besoj më, më duket sikur do përsëritet e njëjta gjë, nuk jam gati ta vazhdoj këtë gjë. Nuk e kam të lehtë ta kaloj këtë gjë. Jam ndjerë shumë keq, nuk e di sesa kohë më duhet të reflektoj e ta kaloj këtë gjë. Nuk është vetëm një më fal. Pse durove kaq gjatë për ta thënë këtë gjë? Vetëm ideja që më ke parë keq, duhet ta thoje, jo 2 ditë më vonë”, u përgjigj moderatorja duke kërkuar më shumë kohë.