Barbara d’Urso, një ndër ikonat e televizioneve italiane, shumë e dashur edhe për publikun shqiptar, duket se është larguar nga Televizioni Mediaset, më saktë nga programi po ashtu ikonik “Pomeriggio5”, pa asnjë paralajmërim.
Këtë e ka thënë vetë moderatorja nëpëmjet një postimi në Instagram ditën e sotme, teksa bën me dije se është zëvendësuar në drejtimin e emisionit të saj nga Myrta Merloni, pa u lajmëruar më parë për këtë gjë, ndërsa postimi i saj duket si një letër lamumire për programin që e drejtoi për plot 15 vite, por edhe për publikun.
Bashkangjitur me disa foto të sajat ndër vite në studion e “Pomeriggio”-s, Barbara shkruan:
“Pas pak ditësh do të nisë edicioni i 16-të i Pomeriggio5, i pari pa mua. Unë e kam krijuar dhe jam kujdesur me dashuri për atë program për 15 vjet dhe është krenari për mua që një program i lindur, i rritur dhe i identifikuar me mua, vazhdon të mbajë të njëjtin emër. Ishte 1 shtator 2008 kur unë dhe Claudio Brachino, atëherë drejtor i Videonews, krijuam fillimisht ‘Mattino5’ dhe më pas ‘Pomeriggjio5’, si dhe ‘Domenica5’. Ka qenë një aventurë e jashtëzakonshme, e cila më lejoi të kryeja beteja sociale, të intervistoja të gjithë liderët politikë deri në fushatën e fundit elektorale, edhe t’ju informoja dhe t’ju bëja shoqëri gjatë muajve të errët të pandemisë. Me përkushtim dhe vetëmohim kam qenë në shërbimin e plotë të kompanisë prej 15 vitesh, duke ndjekur indikacionet e tyre deri në episodin e fundit të këtij viti, pa anashkaluar asnjë takim. Çfarëdo që ndodhte në jetën time, unë isha aty, besnike mbi të gjitha ndaj angazhimit, për mua të pacenueshëm, që kisha ndërmarrë ndaj jush. Të gjitha këto i bëmë me një buxhet shumë të vogël, gjë që ka qenë ‘forca’ ime në kompani që në fillimet e kësaj aventure të jashtëzakonshme, duke synuar performancë maksimale me kosto minimale. Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por ‘Pomeriggio5’ ishte shtëpia ime dhe i kam bërë sakrificat me buzëqeshje, edhe kur u detyruam të dilnim në transmetim pa audiencë nga qendra e prodhimit, që ishte një katedrale në shkretëtirë gjatë lockdown-it dhe pastaj vazhduam kështu për dy vjet e gjysmë. Isha e vëmendshme kur më dhanë një studio shumë më të vogël të përbashkët me lajmet, dhe jo vetëm, gjë që më detyroi të regjistroja shpejt dy blloqet e fundit yë programit, me një kohë shumë të shkurtër në dispozicion, përpara transmetimit të drejtpërdrejtë, në mënyrë që të mund të largohesha nga studio në kohë për “Studio Aperto” në orën 18.25. Një tjetër kufizim në kohë, e cila në dy sezonet e fundit ishte reduktuar deri në kockë (për arsye ende të panjohura për mua sot). Në dy vitet e fundit jemi detyruar të nisim gjysmë ore më vonë se sezonet e mëparshme dhe pas një telenovele që na la me një tërheqje të publikut me 9/10%.
Pavarësisht kësaj, unë garantova, së bashku me ekipin e mrekullueshëm që më shoqëroi deri më 2 qershor, një audiencë shumë të lartë (mesatarja sezonale 16%, me kulmet mbi 20%) dhe ishim gati për të rifilluar sezonin e ri, siç kisha qenë. gjë që mu kërkua me forcë. Tashmë çelësat e asaj shtëpie i janë dhënë Mirtës, së cilës i uroj gjithë të mirat. ‘Pomeriggio5’ më në fund do të rikthehet në një studio të madhe me një audiencë ‘live’, e cila gjithashtu do të jetë në gjendje të ndërveprojë me protagonistët. Kohëzgjatja në transmetim do të rritet, gjysmë ore më shumë, duke filluar shumë përpara konkurrencës dhe do të garantohet një pozicion më i favorshëm në orar, me një audiencë të shkëlqyer, siç i ka hije një programi, tashmë historik, të drejtuar mirë dhe të suksesshëm, siç është e drejtë. Ashtu siç do të kishte qenë e drejtë të bëhej edhe në sezonet e mëparshme. E gjithë kjo mund të jetë e mirë vetëm dicka e mirë për publikun dhe për ;Pomeriggio5′, një nga krijesat televizive për të cilën jam shumë krenare. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq, siç e dini, është që nuk mund të përshëndes publikun tim pas 15 vitesh bashkë. Por e di që e kuptoni se nuk varet nga unë. Shihemi se shpejti! #Mezemër”.