Pique ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Shakira dhe tashmë prej disa ditësh po përflitet se partnerja e tij është Clara Chia Marti, një student 23-vjeçare që punon në kompaninë e tij.
Pasi lajmi u përhap me shpejtësi në media, Clara fshiu llogaritë e saj në rrjete sociale për të mbrojtur identitetin, por nuk ia ka arritur dot.
Tashmë foto e saj po qarkullon në mediat spanjolle dhe të gjithë kanë vënë re një detaj: Ajo ngjan shumë me Shakirën që nga flokët biondë tek tiparet.
Thuhet se Pique e ka prezantuar të dashurën e re me prindërit dhe dy fëmijët e tij, Sashën dhe Milan. Sipas burimeve ata janë bashkë prej disa muajsh