Partnerë në jetë dhe në skenë! Bora Zemani konfirmon lidhjen me Donald Veshajn dhe pjesemarrjen e tij ne “Dancing With The Stars”

Bora Zemani ka publikuar foton e parë me Donald Veshajn në Instagram duke zyrtarizuar kështu ribashkimin.

Ajo ka ndarë një selfie ku shfaqen të dy. “Na lini të kërcejmë”, shkroi ajo krah fotos.

https://www.instagram.com/p/CjBENHktNRB

Nga ajo që mund të kuptojmë çifti shihet në studion e “Më lër të flas” gjë që na bën të mendojmë se moderatorja mund të jetë e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj që nis më 1 tetor.

Po ashtu mbishkrimi i saj duket si një konfirmim se çifti do jenë bashkëprezantues në “Dancing with the stars”.