Sara Hoxha pak ditë më parë ka konfirmuar të gjitha dyshimet se do të jetë një nga konkurrentet e emisionit të kërcimit “Dancing with the stars”.
Mirëpo së fundmi përmes disa videove në Instastory Sara ka ndezur dyshimet tek ndjekësit se partneri i saj i kërcimit do të jetë pikërisht Ledri Vula.
Ledri Vula ka postuar në llogarinë e tij në Instagram videon ku Sara konfirmohet si pjesëmarrëse në “Dancing with the stars”.
“Sara Hoxha partner kë ke?”, shkruan Ledri.
“Mos je gjë ti”, ia kthen Sara duke ripostuar story-n e këngëtarit.