Evi Reçi dhe Kledi Hysa duket se nuk janë partnerë vetëm në jetë por edhe në biznes. Ju do thoni nga e zbuluat ju?!
Na erdhi në ndihmë stilisti Ardi Asllani, i cili është një mik dhe bashkëpunëtor i Evit.
Ajo i ka dërguar Asllanit disa çorape nga linja më e fundit e Kledit shoqëruar edhe me këtë pusullë.
”Faleminderit për gjithçka, do më mungojnë bisedat tona por do të ritakohemi. Shpresoj çorapet të të pëlqejnë”, shkruan Evi në pusullën e saj.
Ardi Asllani dhe Evi Reçi kanë punuar bashkë në Vizion Plus, aty ku Evi prezantoi për disa vite radhazi pasditen e Vizionit por tani nuk është më pjesë e këtij ekrani.