Që nga zhvendosja e saj në Turqi, Morena Taraku ka tërhequr shpesh vëmendjen e mediave turke.
Syrit të paparazit nuk i ka shpëtuar as në daljen e fundit, ku ka bërë bujë me makinën e saj superluksoze me vlerë 10 milion lira turke.
Revista e showbizit turk, Snob Magazine, shkruan se këngëtarja e re kosovare Morena Taraku, e cila vazhdon punën e saj në Turqi, është parë në lagjen Nisantasi me të atin dhe automjetin e saj luksoz me vlerë 10 milionë TL.
Babai i Morena Tarakut, Selami Taraku, ka rezultuar se është producent dhe regjisor i njohur në Kosovë.
Selami Taraku, i cili shkoi në Turqi për të vizituar vajzën e tij dhe për të sjellë në jetë filmin e bashkëprodhimit turko-kosovar, u shfaq me Morenën në zonën e Nisantasit.
Pasi Morena ka marrë si dhuratë nga babai makinën luksoze, nuk e ka humbur rastin për ta çuar të atin deri në Stamboll.