Paparazzi: Si po e kalojnë Nora dhe Roberti pushimin në Turqi?!

Vetëm pak ditë pasi u përfol se Nora dhe Roberti po shohin mundësinë e rikthimit bashkë, dyshja u kapën “mat” në aeroportin e Prishtinës.

U mësua se ish-çifti udhëtoi bashkë me vajzën Renee dhe Syzanën, nënën e Norës, për në Turqi.

E tani pasi u bënë disa ditë që po kalojnë pushimet bashkë, ish-çifti është kapur teksa kalojnë kohë bashkë.

Në të, Roberti dhe Nora shfaqen në të njëjtën tavolinë teksa Renée po shijon afër tyre kohën e ndarë për video në telefon.

Nora dhe Roberti janë shembull për mirëkuptim pas ndarjes ndërsa se a janë të vërteta lajmet se po rikthehen mbetet të shihet.