Aeroporti i Kabulit është i vetmi vend nga ku mund të largohen afganët pasi vendi i tyre tani është në duar të talebanëve.
“DailyMail” ka publikuar disa pamje tronditëse se si gratë afgane i kanë hedhur foshnjat e tyre mbi tela me gjemba në aeroportin e Kabulit, pasi talebanët lëshuan granata dhe qëlluan gjatë natës për të larguar turmat nga dalja.
Të paktën 12 persona kanë vdekur në aeroport që nga e diela dhe sipas talebanëve që kanë marrë përgjegjësinë për sigurinë ata ose u qëlluan ose u shkelën ndërsa u bënin thirrje turmave të shpërndaheshin.
Femrat afgane kanë frikë se janë më të rrezikuara nën qeverinë e re talebane.
Kur islamistët erdhën në pushtet në 1996 pas Luftës Civile të tmerrshme të vendit, ata vendosën teokraci dhe brutalizuan dhe shtypën gra dhe vajza.
Afganët vërshuan në Kabul ndërsa refugjatët që iknin nga marshimi i militantëve kishin treguar histori se si kryekomandantët talebanë kishin kërkuar që ata të dorëzonin gratë dhe vajzat që të bëheshin “gratë” e tyre dhe të përdhunoheshin.